Flash News

E-TJERA

Kaos në burgun fiorentin, të burgosurit shqiptarë përleshen me nigerianët

Kaos në burgun fiorentin, të burgosurit shqiptarë përleshen

Një sherr masiv mes bandave të të burgosurve ka ndodhur në burgut fiorentin të Sollicciano. Të burgosurit kanë nisur fillimisht të fyejnë dhe dhunojnë njëri-tjetrin.

Sipas mediave italiane, dy grupet e të burgosurve të përfshirë janë me kombësi shqiptare nga njëra anë dhe nigerianë nga ana tjetër. Disa të burgosur tentuan të sulmonin të tjerët duke përdorur ujë të vluar si armë.

Gjatë trazirave kanë shpërthyer edhe disa flakë, aq sa në Sollicciano ka qenë e nevojshme ndërhyrja jo vetëm e policisë – me efektivë të vendosur me mjete kundër trazirave – por edhe e zjarrfikësve. Në burg kanë mbërritur edhe disa autoambulanca.

Përveç plagëve të disa të burgosurve, dy oficerë burgu pësuan gjithashtu lëndime dhe u trajtuan në spitalin San Giovanni di Dio në Torregalli.

Pas disa orësh dhe falë ndërhyrjes së oficerëve të shumtë nga zona të tjera të burgut, qetësia u kthye dalëngadalë në të dy seksionet.

Të fundit