Flash News

E-TJERA

Kaos në Durrës: Përmbytje, tela të rënë të energjisë dhe rrugë të pasiguruara

Kaos në Durrës: Përmbytje, tela të rënë të

Situatat problematike në Durrës duket se nuk kanë të mbaruar. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Rrugën “Azem Hajdari”, ndërsa mungesa e ndërhyrjeve të duhura ka sjellë edhe rreziqe të tjera për qytetarët.

Një incident i rëndë ka ndodhur sot, ku telat e energjisë elektrike kanë rënë mbi një autobus që transportonte punëtorë të një fasonerie, duke rrezikuar jetën e tyre. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, por situata ka krijuar panik mes pasagjerëve.

Ndërkohë, punimet e nisura në këtë rrugë janë lënë në gjysmë, duke krijuar pasiguri për qytetarët. Vetëm pak ditë më parë, një automjet ra në një kanal të pambyllur, duke rrezikuar jetën e pesë fëmijëve që ndodheshin në makinë.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur tragjedi të mundshme dhe për të siguruar një infrastrukturë të sigurt.

Të fundit