Flash News

E-TJERA

Kaos në Reanimacionin e QSUT-së, ikin dritat dhe pacientët nxirren në korridore

Kaos në Reanimacionin e QSUT-së, ikin dritat dhe pacientët

Një situatë e paprecedentë raportohet në Reanimacionin Qendror të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” QSUT, ku sipas denoncimeve të qytetarëve, ndërprerja e energjisë elektrike ka paralizuar funksionimin e repartit më kritik të spitalit.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe pamundësisë për të garantuar kushtet minimale në dhomat e kujdesit intensiv, pacientët janë nxjerrë me urgjencë nga reanimacioni dhe janë transferuar nëpër korridoret e spitalit.

Deri në këto momente, drejtoria e QSUT-së nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar lidhur me shkaqet e kësaj ndërprerjeje, funksionimin e gjeneratorëve rezervë apo masat që po merren për rikthimin e menjëhershëm të normalitetit dhe garantimin e sigurisë për pacientët në gjendje kritike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Të fundit