Flash News

E-TJERA

Kaos në Wembley, tifozët mësyjnë të hynë pa bileta; ndërhyn policia

Kaos në Wembley, tifozët mësyjnë të hynë pa

Në orën 21:00 në stadiumin ‘’Wembley’’ do të luhet finalja e madhe e Kampionatit Europian ndërmjet Anglisë dhe Italisë. Kjo ndeshje ka "ndezur" një rivalitet edhe mes tifozëve, sidomos atyre të Anglisë të cilët po festojnë në mënyra të ndryshme dhe në disa raste dhe të pakontrolluar.

Kaos në Wembley, tifozët mësyjnë të hynë pa

Ajo çka e bën akoma më interesante këtë sfidë është sepse të dyja skuadrave nuk u ka ecur shumë viteve të fundit dhe cilado që të fitojë, do bëjë histori.

Kaos në Wembley, tifozët mësyjnë të hynë pa

Mirëpo, teksa "Wembley" po akomodon në këto momente 65 mijë tifozë, duket se pak para se të fillonin të hynin në stadium, tifozë pa bileta kanë mësyrë të hynë, duke krijuar kaos dhe përplasje me policinë. 

Kaos në Wembley, tifozët mësyjnë të hynë pa

Tifozët anglezë kanë “pushtuar” rrugët me kore, por edhe me përleshje. Por policia ka ndërhyrë për t`i neutralizuar. Kujtojmë se çmimi i biletave ka qenë i kripur dhe në tregun e zi, një biletë për të parë nga afër finalen e "Euro2020" ka shkuar deri në 30 mijë euro.

Kaos në Wembley, tifozët mësyjnë të hynë pa

1

 

Të fundit