Flash News

E-TJERA

Kaosi në aksin Maliq-Moglicë, ARRSH del me njoftim: Ja rrugët alternative për shoferët

Kaosi në aksin Maliq-Moglicë, ARRSH del me njoftim: Ja rrugët

Situata e trafikut në aksin Maliq-Moglicë, u paraqit e rënduar për 6 orë si pasojë e bllokimit të qarkullimit.

Për shkak të kësaj situate, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dalë me një njoftim zyrtar duke sugjeruar përdorimin e akseve alternative, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.

Njoftimi:

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të fundit