Flash News

E-TJERA

"Kapacitetet janë mbushur me pacientë të infektuar", shefja e Infektivit i përgjigjet PD-së: Kemi mbi 50 shtretër të lirë në dy spitalet

"Kapacitetet janë mbushur me pacientë të infektuar",
Shefja e Shërbimit në Spitalin Infektiv, Najada Çomo

Shefja e Shërbimit në Spitalin Infektiv, Najada Çomo,  ka deklaruar se në spitalet COVID ka mbi 50 shtretër bosh, në përgjigje të deklaratave të PD-së për mungesë kapacitetesh si pasojë e mbushjes me pacientë të infektuar.

Çomo ka folur në prezencë të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, teksa shprehet se stafi mjekësor është në gatishmëri në 24/7 për t’ju ofruar shërbim pacientëve të prekur.

“Ne jemi në krye të detyrës, sa i takon gjendjes në spitalin infektiv, natyrisht kemi një numër të shtuar të rasteve të personave të infektuar që evidentohet edhe në shtimin e numrit të pacientëve të shtruar në të dy spitalet covid. Aktualisht spitali ka një kapacitet të shtuar në krahasim me vitet e tjera dhe sot që flasim ne kemi një numër të caktuar shtretërish të pacientëve që kanë nevojë të marrin shërbim në kushte spitalore. Edhe me spitalin COVID2 janë aktualisht mbi 50 shtretër si kapacitete të lira”, tha Çomo.

Mjekja gjithashtu theksoi se situata është dinamike ndaj dhe kujdesi që qytetarët duhet të tregojnë për zbatimin e masave ndaj COVID-19 duhet të jetë edhe më i madh.

Të fundit