Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Kapen 1 ton kokainë në Portin e Vigos. Arrestohen 9 shqiptarë e belgë
Më shumë se 1000 kilogramë kokainë, janë sekuestruar në Portin e Vigos, në një nga konteinerët e anijes “Cape Ciprius”.
Konfirmohet se janë 9 të arrestuar, me kombësi belge dhe shqiptare.
Inerë të shkarkuar nga anija “Cape Citius”, me flamur nga Qipro, e cila u ankorua në Vigo këtë javë dhe u nis tashmë për në Spanjën jugore. Pas kapjes së drogës, trafikantët u arritën të arrestohen pranë një qendre tregëtare në Vigo.
Këtë të enjte nga Tui, ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, e cilësoi operacionin e drogës si “të rëndësishëm”, por nuk dha më shumë informacion, sepse ai është ende “sekret”.
Ai vlerësoi “profesionalizmin dhe kapacitetin” e forcave të sigurisë në trajtimin e problemit të këtyre “bandave kriminale” të përkushtuara ndaj trafikut të drogës.
Në operacion morën pjesë anëtarë të Greco Galicia dhe Udyco të Policisë Kombëtare të Vigos, Pontevedra, Málaga etj.
Të arrestuarit pritet të dalin nesër para gjykatës.