Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 61 kg kanabis në Rinas, arrestohen dy kinezë, d*oga vinte nga Tajlanda

Sekuestrohen 61 kg kanabis në Rinas, arrestohen dy kinezë, d*oga vinte

Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Aeroportin e Rinasit, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri 61 kg kanabis.

Kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg. Të arrestuarit e kishin ndarë drogën në  120 pako.

Droga ishte e ndarë në katër valixhe dhe ishte nisur nga Tajlanda me tranzit Emiratet e Bashkuara, me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

"Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:
-Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale", njofton policia.

Të fundit