Flash News

E-TJERA

Kapen 215 kg d*ogë në Janinë, tre shqiptarë në pranga, shoferja përplasi mjetet e policisë për t’u arratisur

Kapen 215 kg d*ogë në Janinë, tre shqiptarë në pranga,

Një operacion i Policisë greke në rajonin e Janinës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe një grua.

Aksioni u zhvillua nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Konicës, pas informacioneve të siguruara për një rast të mundshëm trafiku droge drejt brendësisë së territorit grek.

Sipas autoriteteve, policia ka konstatuar dy automjete në aksin kombëtar Janinë–Kozan, ku njëri prej tyre, një fuoristradë e drejtuar nga një shtetase shqiptare, nuk iu bind urdhrit për ndalim. Shoferja tentoi t’i shmangej kontrollit duke përfituar nga kushtet e vështira atmosferike dhe të rrugës, duke përshkuar disa zona të prefekturës së Grevenas.

Gjatë ndjekjes, ajo përplasi qëllimisht dy herë mjetet zyrtare të policisë, duke u shkaktuar dëme, ndërsa ndalimi i saj u bë përfundimisht në zonën e Vovousës, në Janinë, me ndërhyrjen e forcave të Departamentit të Narkotikëve dhe njësive O.P.K.E.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 118 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 215 kilogramë. Në makinë ndodhej edhe djali 2.5-vjeçar i drejtueses së mjetit.

Po ashtu, u sekuestruan dy targa greke që rezultuan se i përkisnin një automjeti tjetër, targat e vërteta shqiptare të makinës të fshehura brenda saj, pajisje metalike për përpunimin e lëndës narkotike, një sasi e vogël marijuane dhe tre telefona celularë.

Të fundit