Flash News

E-TJERA

Kapen 2.2 ton kokainë në Peru me destinacion Holandën, autoritetet: “Koka” e trafikut janë dy shqiptarë

Kapen 2.2 ton kokainë në Peru me destinacion Holandën,

2.2 ton kokainë janë sekustruar në Peru. Lënda narkotike kishte si destinacion final Holandën. Mediat e huaja shkruajnë se “koka” e këtij grupi trafikantësh janë dy shqiptarë.

Ende nuk dihet identiteti i tyre, por policia në Peru ka prerë urdhër-arrestet. Ndërsa shtatë peruan kanë rënë në pranga. Droga që do të transportohej nga deti në portin e Roterdamit, Holandë dhe ishte fshehur  në kutitë e shpargut.

Shefi i Anti-drogës, César Echevarría deklaroi se “Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”.

Ai shtoi se autoritetet në Peru po punojnë me Policinë Ndërkombëtare për kapjen e shqiptarëve.

Këtë vit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, me rreth 400 tonë në vit, sipas shifrave zyrtare.

Përveç kësaj, ajo është, së bashku me Bolivinë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gjetheve të kokës, lëndë e parë për kokainën, pas Kolumbisë.

Të fundit