Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Kapen 23 doza heroine/ Arrestohet 32-vjeçari, procedohet blerësi
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet për shpërndarje të drogave të forta, në doza të vogla. Në pranga është vënë shtetasit S. Ç., (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"), banues në Korçë.
Po ashtu ka filluar procedimi penal dhe ndaj blerësit, shtetasi me iniciale O. K., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili kur ka konstatuar shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar.
"Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në lagjen nr. 17, Korçë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta, janë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit S. Ç. Ky shtetas, në banesën e tij, i kishte shitur shtetasit O. K., disa doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, i cili sapo ka konstatuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë ka tentuar të largohet me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por më pas u neutralizua." thuhet në njoftimin e policisë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Ç., janë gjetur 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".