Flash News

E-TJERA

Kapen 300 kg kokainë në Selanik, goditet banda greko-serbe që furnizonte me drogë ishujt grekë

Kapen 300 kg kokainë në Selanik, goditet banda greko-serbe që

Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Selanik.

Sipas mediave greke, aksioni i madh, në bashkëpunim edhe me DEA-n amerikane u zhvillua zonën e Giannitsa, duke sekuestruar  një sasi prej 300 kg kokainë dhe duke goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës të përbërë nga serbë dhe shqiptarë.

Në operacion të paktën tre persona u arrestuan në zonën e Giannitsa, si anëtarë kryesorë të grupit. Autoritetet janë në kërkim edhe të një personi tjetër, i cili është identifikuar nga autoritetet, por që gjatë operacionit arriti të shpëtojë, duke kërcyer nga ballkoni në ballkon.

Sipas të njëjtave burime, thuhet se ky është një rrjet ndërkombëtar, në të cilin përfshihen serbët që importojnë sasi lëndëve narkotike dhe shqiptarët që trafikojnë. Anëtarët e kësaj bande furnizonin me kokainë të gjithë ishujt.

Të fundit