Flash News

E-TJERA

Kapen 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro në Itali, arrestohet një 53-vjeçar shqiptar

Kapen 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro në Itali, arrestohet

Një 53-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pas një operacioni policor të zhvilluar në unazën Perugia-Bettolle. Sipas mediave lokale, shqiptarit iu sekuestruan mbi 40 kilogramë kokainë dhe 189 mijë euro cash.

Gjithçka nisi gjatë një kontrolli rutinë nga patrullat e policisë, të cilat vunë re një automjet të dyshimtë. Gjatë ndalimit, sjellja nervoze e drejtuesit të mjetit nxiti dyshimet e oficerëve, të cilët ushtruan një kontroll të imtësishëm. Poshtë sediljes së pasagjerit, u zbulua një ndarje e fshehtë ku u gjet një bllok droge prej një kilogrami.

Hetimet u shtrinë më tej, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Parmës, duke çuar në kontrollin e një garazhi në pronësi të të arrestuarit në Salsomaggiore. Brenda ambienteve u zbuluan edhe 39 blloqe të tjera kokaine, që peshonin mbi 40 kg, si dhe një shumë e konsiderueshme parash në cash – rreth 189 mijë euro.

Sipas llogaritjeve të policisë, droga e sekuestruar mund të gjeneronte deri në 4 milionë euro në tregun e paligjshëm.

53-vjeçari është arrestuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe ndodhet në komisariat në pritje të veprimeve të mëtejshme hetimore.

Të fundit