Flash News

E-TJERA

Kapen 444 kg kokainë në Uruguai, operacioni i policisë kodohet ‘Albania’

Kapen 444 kg kokainë në Uruguai, operacioni i policisë kodohet

Policia e Uruguait ka kapur një sasi prej 444 kilogramë kokainë në Tacuarembo.

Sipas mediave vendase, droga ishte hedhur nga një avion dhe më pas ishte ngarkuar në një kamion që po transportonte dru zjarri.

Nuk dihet ende se nga vinte kokaina, ndërsa nga operacioni ‘Albania’ ranë në pranga deri tani kanë përfunduar tre persona 20, 24 dhe 36 vjeç.

Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembó, tha se ky është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e theksoi atë si diçka historike.

Sipas Guillermo Maciel, nënsekretar i Ministrisë së Brendshme, kokaina e sekuestruar kap vlerën e tre milionë e gjysmë dollarëve në tregun vendas: “Po të ndahej në doza në tregun kombëtar, arrin në shtatë milionë dollarë” dhe “E njëjta drogë e vendosur në Europë është 15 milionë dollarë”, tha Maciel.

Të fundit