Flash News

E-TJERA

Kapen 45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule, arrestohet administratori nga Prishtina dhe agjenti doganor

Kapen 45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule, arrestohet

Mbrëmjen e kaluar u kapën 45.5 kg kokainë në një konteiner me mish pule në portin e Durrësit. Pas operacionit kanë ardhur arrestimet.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë A. F., 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil dhe E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani. 

Lënda narkotike e sekuestruar ishte e ndarë në 40 pako dhe ishte mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasi të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, e cila u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i shtetasve:

- A. F., 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Së fundmi është vënë re një ndryshim i strategjisë së trafikut të drogës. Nga kontenierët me banana, ku zakonisht fshihej droga, së fundmi është transportuar në ngarkesat me qymyr apo mish si rasti konkret.

Të fundit