Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy persona të armatosur në Fier, mes tyre një grua - EMRAT

Arrestohen dy persona të armatosur në Fier, mes tyre një grua -

Dy persona mes tyre edhe një vajzë ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Të arrestuarit janë Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci dhe Ana Pelanaj.

Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë

Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip "Audi", lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme "Shqiponja", pasditën e djeshme, në lagjen "Apollonia" kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi" me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.

Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Të fundit