Flash News

E-TJERA

Kapen mbi 45 kg heroinë në Portin e Durrësit, policia: U gjetën në kamionin e ngarkuar me krom, arrestohen dy persona

Kapen mbi 45 kg heroinë në Portin e Durrësit, policia: U

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Portin e Durrësit.

Nga informacionet që blutë kishin marrë në rrugë operative për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Italisë, është organizuar operacioni “Portëz”, i zhvilluar nga Task Forca  që vepron në Portin e Durrësit.

Sipas policisë, Task Forca ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje, në kamionin tip "Scania" në pronësi të Arian Çermës që drejtohej nga shtetasi Olgert Duda u gjetën 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Kjo e fundit ishte e paketuar në 43 pako të mbështjella me natriban. Ndërkohë kamioni me destinacion shtetin italian ishte i ngarkuar me krom. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Të fundit