Flash News

E-TJERA

Kapen me 4.2 kg kanabis të fshehur në makinë, dy të arrestuar në Muriqan

Kapen me 4.2 kg kanabis të fshehur në makinë, dy të

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi u kapën me drogë në automjetin me të cilin udhëtonin.

Rreth 4.2 kg kanabis ishte ndarë në 8 qese të fshehura në mjet. Dyshohet se A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, dyshohet se lëndën narkotike e kishin blerë në Gjermani.

“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike e kishin blerë në Gjermani”, njofton policia.

Të fundit