Flash News

E-TJERA

Ekstradohen dy shqiptarë të tjerë, në kërkim ndërkombëtar për prodhim e shitje të lëndëve narkotike

Ekstradohen dy shqiptarë të tjerë, në kërkim
Foto ilustruese

Dy shtetas të tjerë shqiptarë janë kapur në Francë dhe janë ekstraduar në Shqipëri. Dy shqiptarët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, sipas njoftimit të policisë.

Tom Kaçi, 51 vjeç ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kaçi, në bashkëpunim me një person tjetër, në tetor të vitit 2013, në fshatin Bulshar, Mirditë ka kultivuar bimë narkotike të llojit kannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut.

Ndërsa i arrestuari tjetër i kapur në Itali është A. Q., 25 vjeç. Edhe ky i fundit është dënuar për “Trafikim i narkotikëve”. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë ka lëshuar në 2019-ën urdhër-arrest ndërkombëtar për këtë shtetas, i cili në bashkëpunim me I. K., dyshohet se ka trafikuar një sasi lënde narkotike drejt Malit të Zi.

Të fundit