Flash News

E-TJERA

Kapen tre persona, shpërndanin ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës

Kapen tre persona, shpërndanin ekstazi në zona të ndryshme

Tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike. 

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.   Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit