Flash News

E-TJERA

Kapet adoleshenti me thikë dhe k*nabis në Sarandë

Kapet adoleshenti me thikë dhe k*nabis në Sarandë

Një 17-vjeçar nga Saranda është vënë dy herë në fokusin e Policisë, për raste të ndryshme shkeljesh ligjore brenda një dite.

Policia njofton se:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj të miturit. Gjatë një kontrolli fizik, atij iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis dhe një mjet prerës (thikë).


Në një tjetër rast, Sektori i Policisë Rrugore ka referuar materialet për të njëjtin 17-vjeçar në Prokurori, pasi u kap duke drejtuar një automjet pa pasur leje drejtimi.


Materialet hetimore janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të ndjekur procedurat ligjore për të miturin.

Të fundit