Flash News

E-TJERA

Kapet autobuzi me 9 sirianë, arrestohet 57-vjeçari që tentoi t'i kalonte ilegalisht kundrejt fitimit

Kapet autobuzi me 9 sirianë, arrestohet 57-vjeçari që tentoi

Policia ka goditur një tjetër rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Në askin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Ceruje, uniformat blu kanë  ndaluar një autobus, në të cilin u gjetën 9 emigrantë nga vendet e treta.

Në pranga ka rënë drejtuesi i autobusit 57-vjeçari me iniciale F. L., i cili banonte në Tiranë. Ai po i transportonte në kryeqytet emigrantët nga Siria, të cilët kishin hyrë në vendin tonë nga shteti grek.

Policia ka sekuestruar mjetin dhe një celular në cilësinë e provës materiale. Mbi 57-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

Të fundit