Flash News

E-TJERA

Kapet autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në një lokal në Lungomare

Kapet autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në një lokal

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të dyshuar për vendosjen e tritolit në një lokal në Lungomare disa ditë më parë. Në orën 14:00, në zonën e Xhamisë, është ndaluar shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, autori i dyshuar i përket pakicës rome dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje.

Vendosja e eksplozivit në bar-kafenë në Lungomare kishte shkaktuar shqetësim tek banorët dhe klientët e zonës. Policia ka intensifikuar hetimet për të përcaktuar nëse ngjarja lidhet me konflikte të mëparshme apo motive të tjera të mundshme.

Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në fazat e tyre të para dhe do të vijojnë për të siguruar që autorët e ngjarjeve të tilla të përballen me drejtësinë.

Të fundit