Flash News

E-TJERA

Kapet bosi kolumbian i kokainës në Spanjë, bashkëpunëtor me trafikantët shqiptarë të drogës

Kapet bosi kolumbian i kokainës në Spanjë,

I arratisuri kolumbian Julio Cesar Hurtado Rodriguez, i akuzuar nga Prokuroria publike e Catanias si trafikant droge, u kap në Valencia nga forcat policore kombëtare spanjolle. Mbi të ishte lëshuar një urdhër-arrest evropian për trafik ndërkombëtar të drogës.

Mediat italiane raportojnë se kolumbiani u identifikua nga Guardia di Finanza të Catania me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Scico delle Fiamme Gialle, teksa ka filluar edhe procesi për ekstradimin e tij.

Julio Cesar Hurtado Rodriguez ishte një nga 13 personat e dyshuar, i cili mori një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Catanias më 25 maj. Hetimet e nisura nga Guardia Di Financia bënë të mundur shkatërrimin e bandës kriminale, që sipas akuzës, tregtuan sasi të mëdha të substancave narkotike dhe sekuestrimin, në total 367 kg drogë.

Grupi i parë, i promovuar nga dy vëllezër kolumbianë, e ndihmuar edhe nga bashkëatdhetarë të tjerë, u përqendrua më shumë në trafikimin e e kokainës.

Ndërsa grupi i dytë në përbërje u nda edhe në dy mini-grupe: njëri i përbërë nga shqiptarë të cilët importonin sasi të mëdha droge nga Shqipëria për t’o shtiru në Succili dhe tjetri u përqendrua në shitjen e marijuanës.

 

Të fundit