Flash News

E-TJERA

Kapet fabrikë kanabisi me vlerë deri në 1.25 milion paund, shpallen fajtor 3 shqiptarë

Kapet fabrikë kanabisi me vlerë deri në 1.25 milion paund,

Tre shqiptarë janë shpallur fajtorë nga gjykata e Nottingham Crown në Mbretërinë e Bashkuar pas akuzohen se kanë lidhje me një fabrikë të madhe kanabisi të zbuluar në qytetin Kirkby.

Në pranga janë vënë shtetasit Ledion Subashi, 27 vjeç, Aurel Koltraka, 30 vjeç dhe Kreshnik Batusha, 22 vjeç, pa vendbanim të caktuar në Angli. Ata ndodheshin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata u arrestuan në 14 janar të këtij viti gjatë një aksioni të policisë, që më pas ra edhe në gjurmët e fabrikës së kanabisit me plot 1,382 bimë kanabisi, 327 prej tyre të prera dhe të thara, të shpërndara në 13 dhoma.

Fabrika u zbulua për shkak të aromës të fortë të kanabisit që u vu re nga uniformat blu në momentin e arrestimit të tre shqiptarëve. Prokurori Andrew Peet e përshkroi atë si një 'rritje të dukshme të sofistikuar të kanabisit', e cila ishte e mbrojtur nga një sistem CCTV i lidhur me një telefon celular. Oficerët gjetën 1,382 bimë, nga të cilat 327 ishin të prera dhe të thara, nëpër 13 dhoma.

Rendimenti i parashikuar u vlerësua midis 41.5 kg dhe 124 kg, duke kapur vlerë nga 400 mijë paund deri në 1.25 milion paund.

Avokati mbrojtës i Aurel Koltrakës tha se ai ishte detyruar nga kushtet e vështira për të punuar në fabrikën e kanabisit, dhe se në Shqipëri kishte kaluar një jetë në varfëri ekstreme. Ndërsa, Ledion Subashi kishte qenë në pronë vetëm për disa ditë pasi kishte udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Belgjika me kamionë.

Të tre shqiptarët u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me nga 14 muaj secili. Ata do të vuajnë gjysmën e dënimit në Britani, para se të dëbohen për në vendin tonë.

Burimi: Chad.co.uk

Të fundit