Flash News

E-TJERA

Kapet gomonia me 500 kg drogë në Karaburun, do nisej drejt Italisë

Kapet gomonia me 500 kg drogë në Karaburun, do nisej drejt
Foto Ilustruese

Një gomone me 500 kg lëndë narkotike kanabis është kapur gjatë një aksioni të policisë në Karaburun, Vlorë. Ajo është kapur në në Gjirin e Arushës.

Mësohet se gomonia është 9 metra e gjatë, me dy motorë dhe është pikasur në brigjet e Vlorës, teksa bëhej gati për t’u  nisur drejt Italisë. Burimet bëjne më dije se pritej që të binte errësira për tu nisur drejt shtetit fqinj. 

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me këtë aksion policor dhe nuk dihen më shumë detaje.

Të fundit