Flash News

E-TJERA

Kapet grupi shqiptar në Spanjë, zbulohen 1 ton ko*ainë, në pranga 17 veta

Kapet grupi shqiptar në Spanjë, zbulohen 1 ton ko*ainë, në

Policia spanjolle tha të shtunën se shkatërrroi një nga organizatat kriminale më aktive, që drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe sipas hetimeve kryente trafik ndërkombëtar të kokainës në lindje të Spanjës.

Sipas komunikatës zyrtare të policisë, agjentët e antidrogës kanë arrestuar 17 persona në provincën e Valencias dhe më shumë se 820 kilogramë kokainë janë sekuestruar në operacione të ndryshme.

Polica spanjolle thotë se mes të arresturve është edhe drejtuesi i grupit, i njohur nga agjentët për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai.

Gjatë kontrolleve policore ndër të tjera janë sekuestruar edhe rreth 226 mijë euro, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS dhe 13 automjete.

Operacioni “Aleanca e përbashkët” është zhvilluar për gati muaj, ndarë në tre faza. Fillimisht, thotë policia spanjolle, u identifikua drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte disa kompani në Spanjë.

Në korrik të vitit të kaluar, hetuesit zbuluan dy automjete që i përkisnin organizatës në qytetin L'Eliana, provincën e Valencias, ku gjithësej efektivët gjetën 100 pako me kokainë.

Agjentët arrestuan dy drejtuesit e mjeteve të cilët kryenin funksionin e “korrierëve” për të kryer udhëtime dhe për të dorëzuar lëndën narkotike në grupe të tjera të trafikut të drogës.

Faza e dytë u zhvillua shtatorin e vitit të kaluar, kur një tjetër automjet i grupit kriminal u kap pasi u arratis me shpejtësi dhe goditi agjentët e policsë dhe u lokalizua pak kilometra më tutje ku ishte braktisur me 50 kilogramë kokainë brenda.

 

Të fundit