Flash News

E-TJERA

Kapet italiani që trafikonte makina të vjedhura nga Italia në Shqipëri, sekuestrohen dy automjete 150 mijë euro

Kapet italiani që trafikonte makina të vjedhura nga Italia në

Një shtetas italian, 37-vjeçari D. S., është arrestuar nga policia shqiptare, ndërsa vëllai i tij, F. S., është proceduar penalisht, pasi akuzohen për trafikimin e automjeteve luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri.

Operacioni policor i koduar “Luxury Cars”, i zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, çoi në sekuestrimin e dy automjeteve të vjedhura: një “Audi Q3” dhe një “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 eur.

Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit italianë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin trafikuar makina të vjedhura në Shqipëri, kryesisht nga Italia.

 

Të fundit