Flash News

E-TJERA

Kapet kamioni me ilaçe kontrabandë dhe mbi 10 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht shoferi

Kapet kamioni me ilaçe kontrabandë dhe mbi 10 mijë euro të

Një sasi medikamentesh mjekësore dhe 10.500 euro të padeklaruara janë sekuestruar sot nga policia gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, për ngjarjen janë proceduar penalisht shtetasi me inicialet A. M., i cili drejtonte mjetin kamion, në të cilën u kapën medikamentet dhe sasia e parave.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar,"- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Mdërkohë, materialet i kane kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë policisë:

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u procedua penalisht për veprat penale “Kontrabandë me mallrat e licensuar” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Durrës”

Të fundit