Flash News

E-TJERA

Kapet kokainë në Durrës, arrestohen katër persona

Kapet kokainë në Durrës, arrestohen katër persona

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona në kuadër të operacionit policor të koduar "Taksisti", pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë shtetasit: Erges Shehi, 30 vjeç, Vilson Mimini, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv), Armando Gjoka, 55 vjeç, të tre   banues në Durrës  dhe Agron Baci, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Armando Gjoka kishte ardhur në zonën e Plazhit, me mjetin e tij taksi, së bashku me shtetasin Agron Baci (pasagjer), për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë.

"Në momentin e konstatimit dhe të ndërhyrjes së Policisë, shtetasit Erges Shehi dhe Vilson Mimini, të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit  dhe sapo kanë vënë re prezencën e Policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar dhe arrestuar nga Policia gjatë ndjekjes. Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë. Gjatë operacionit u arrestuan edhe i dy shtetasve të tjerë Armando Gjoka dhe Agron Baci, të cilët do blinin lëndën narkotike." thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e Durrësit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, automjeti taksi dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Kapet kokainë në Durrës, arrestohen katër persona

Të fundit