Flash News

E-TJERA

Kapet me drogë në Skoci ish-polici nga Saranda

Kapet me drogë në Skoci ish-polici nga Saranda

Një ish-polic nga Saranda është arrestuar nga autoritetet në Skoci pasi akuzohet për kultivim narkotikësh.

Bëhet fjalë për shtetasin Igli Duka, 24 vjeç, i cili është kapur nga autoritetet në një ish-ndërtesë garazhi në Houston Industrial Estate, në Livingston, teksa kujdesej për dhjetëra bimë kanabisi, shkruan BBC.

Avokati i tij, Andy Aitken, pretendoi se një gangster famëkeq me origjinë po nga Shqipëria, që Duka kishte arrestuar më parë në vendin e tij e kishte shantazhuar atë për të qenë “kopshtari” për fermën e kanabisit. Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga paraburgimi i policisë.

Avokati deklaroi para hetuesve, se Dukës iu dha zgjedhja që të kujdesej për fermën e kanabisit ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri.

 

Të fundit