Flash News

E-TJERA

Kapet me 42 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Ankona

Kapet me 42 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Ankona

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 42 kilogramë kokainë.

ANSA raporton se shqiptari nuk është person i skeduar më parë, por ka dyshime se mund të jetë pjesë e një rrejti më të gjerë trafikimi lëndësh narkotike në Marche.

33-vjeçari shqiptar është vënë në pranga në momentin që ishte duke drejtuar mjetin e tij tip Golf Volkswagen, në zonën Baraçola të Ankonës, ku iu sekuestrua 1 kg kokainë. Pjesa tjetër e drogës iu gjet në banesën e tij në Baraçola.

Në shtëpi kishte edhe një pistoletë të mbushur, disa fishekë dhe disa qindra euro cash. I dyshuari për trafik droge shkonte herë pas here në Itali, nga Shqipëria.

Me profesion tregtar makinash, ai kishte një banesë edhe në Civitanova Marche, ku kishte vendbanimin, por apartamentin e kishte “të pastër”. Shtëpia e Baraçola-s, nga ana tjetër, ishte një lloj magazinimi i drogës, një pikë mbështetjeje përpara se të merrte drejtime të tjera.

Shqiptari ishte në kërkim nga Guardia di Finanza e Brescias, në kuadër të një hetimi delikat të koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Qarkut Lombard. Droga, kokaina e pastër, do të sillte 10 milionë euro në treg.

Të fundit