Flash News

E-TJERA

Kapet me 700 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Kroaci

Kapet me 700 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar është arrestuar në Koraci pasi u kap me një shumë masive parash cash në makinë.

Mediat kroate shkruajnë se zyrtarët e Doganës, në bashkëpunim me policinë kroate parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.

Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, 702,435 euro u gjetën të fshehura në makinën e një shtetasi shqiptar, që përfaqëson një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë. Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësive Mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së policisë Dubrovnik-Neretva.

Shoferi, një shtetas shqiptar, u ndalua në dalje nga vendi dhe një inspektim i detajuar i automjetit zbuloi paratë e fshehura. U përcaktua se shtetasi shqiptar nuk e kishte përmbushur detyrimin e tij ligjor për të deklaruar paratë e gatshme në Administratën Doganore ose policinë kufitare, qoftë me shkrim apo elektronikisht.

Të fundit