Flash News

E-TJERA

Kapet mbi 7 kg d*ogë në Firence, shqiptari dhe italiani arrestohen pas rezistencës ndaj policisë

Kapet mbi 7 kg d*ogë në Firence, shqiptari dhe italiani arrestohen pas

Policia italiane arrestoi mbrëmjen e së enjtes një 26-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 22-vjeçare nga Firence, të dy të akuzuar për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një aksioni kundër krimeve të lidhura me drogën, ku i riu, tashmë i njohur për autoritetet, u ndalua teksa po merrte një dërgesë ushqimesh.

Gjatë ndalimit, 26-vjeçari reagoi dhunshëm, duke shtyrë dhe goditur me bërryla efektivët, por pavarësisht rezistencës, policia arriti ta neutralizonte dhe të vazhdonte operacionin.

Kontrolli i kryer në banesën e tij çoi në arrestimin e një 22-vjeçareje, shoqja e tij, e cila ndodhej në apartament. Gjatë kontrollit u gjetën mbi 7 kg drogë, kryesisht hashash, kokainë dhe marihuanë, si dhe pajisje për peshimin dhe paketimin e lëndëve narkotike.

Të rinjtë u arrestuan menjëherë. Shqiptari është dërguar në burgun e Sollicciano-s, ndërsa 22-vjeçares, e cila nuk kishte precedentë penalë, iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Përveç akuzave për posedim droge, shqiptari do të duhet të përballet edhe me akuza për kundërshtim dhe sulm ndaj një zyrtari publik.

Të fundit