Flash News

E-TJERA

Kapet me vaj hashashi dhe lëndë narkotike në makinë, arrestohet ish-polici në Kuçovë

Kapet me vaj hashashi dhe lëndë narkotike në makinë,

Vaj hashashi dhe një sasi lënde narkotike i është sekuestruar një ish-polici në Kuçovë.

Sokol Dardha, 49 vjeç, ish-polic është kapur gjatë një operacioni antidrogë. Inspektorët e kanë gjetur sasinë e lëndës narkotike në mjetin e tij tip “Ford” ku mësohet se ka pasur 10 doza lëndë narkotike (lloji i pakonfirmuar) dhe vaj hashashi.

Ish-polici dyshohet të shiste drogë prej kohësh, ndërsa arrestimi i tij është bërë në lagjen “1 Maji” të Kuçovës.

 

Të fundit