Flash News

E-TJERA

Kaloi nga porti i Durrësit, kapet në Kosovë 400 kg kokainë e fshehur në kamionin me mish; autoritetet ishin njoftuar nga DEA

Kaloi nga porti i Durrësit, kapet në Kosovë 400 kg kokainë e
Foto ilustruese

400 kg kokainë janë kapur në Kosovë, ngarkesë e cila ishte fshehur në një kamion, i cili ka kaluar nga porti i Durrësit.

Autoritetet kishin dijeni për këtë ngarkesë, pasi ishin sinjalizuar nga DEA amerikane. Përveç DEA-s, në operacion është përfshirë policia italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës.

Kokaina ishte fshehur në kamionin me mish dhe u lejua të kalonte nga Shqipëria në mënyrë që kamioni të shkonte deri në destinacionin final për të rënë në gjurmët e porositësve. Sa ka kaluar kufirin kamioni është kapur në Libjan.

Pritet një konferencë për mediat nga policia kosovare dhe shqiptare, të cilat do të japin detaje për këtë çështje.

Të fundit