Flash News

E-TJERA

Kapet në Lezhë një i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik d*oge, pritet ekstradimi në Itali

Kapet në Lezhë një i kërkuar ndërkombëtarisht
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar "Terni", duke vënë në pranga Serxhio Nikollin, 25 vjeç, banues në Shënkoll, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit të Interpol Roma, i riu akuzohet nga Gjykata e Ternit për përfshirje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Operacioni dhe arrestimi
Arrestimi i 25-vjeçarit u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana. Sipas autoriteteve, Nikolli ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, bazuar në Kodit Penal të Italisë.

Tashmë, pritet që Interpol Tirana dhe Interpol Roma të vijojnë me procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë.

Të fundit