Flash News

E-TJERA

Kapet në Shkodër Arlind Kajoshi, i dyshuar për rrahjen e Vladimir Bruçit

Kapet në Shkodër Arlind Kajoshi, i dyshuar për rrahjen e Vladimir

Është vënë në pranga nga policia Arlind Kajoshi, një nga tre të rinjtë e shpallur në kërkim për dhunën ndaj 62-vjeçarit Vladimir Bruçi, ngjarje e ndodhur më 3 qershor 2024. Arrestimi i tij u bë në orët e vona të së shtunës, në një banesë të braktisur në fshatin Shtoj, ku ai fshihej prej muajsh.

Kajoshi akuzohet se, së bashku me Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, ka ushtruar dhunë fizike ndaj Bruçit për shkak të një konflikti banal për parkimin. Ngjarja bëri bujë për shkak të brutalitetit të sulmit dhe lidhjeve mes personave të përfshirë.

Vladimir Bruçi është babai i Alban Bruçit, një emër i njohur për policinë, i cili më 7 shtator 2024 tentoi të eliminonte fizikisht vëllanë e Arlindit, boksierin dhe kampionin Arjon Kajoshi, çka e ktheu konfliktin mes dy familjeve në një përplasje të hapur.

Policia e Shkodrës konfirmon se po vijon kërkimet për dy personat e tjerë të përfshirë në rrahje, ndërsa materialet për Arlind Kajoshin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkodrës, për ndjekje të mëtejshme penale.

Të fundit