Flash News

E-TJERA

Kapet një person me d*ogë në burgun e Drenovës

Kapet një person me d*ogë në burgun e Drenovës

Është arrestuar një person  gjatë kontrollit familjar në burgun e Drenovës pasi posedonte lëndë narkotike në xhep.

O. K. ka shkuar në burg për të futur një çantë me ushqime për një të paraburgosur që rezulton kushëriri i tij. Gjatë kontrollit që u bëhet të gjithë personave që dorëzojnë ushqime e veshje, i janë gjetur në xhep të bluzës rreth 3 gram kanabis sativa.

Nuk dihet ende nëse ai ka patur për qëllim ta fusë drogën brenda IEVP Drenovë, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjitha rrethanat.

 

Të fundit