Flash News

E-TJERA

Kapet sasi e madhe eksplozivi në Vërmicë, 300 kg të fshehura në furgonin që vinte nga Shqipëria

Kapet sasi e madhe eksplozivi në Vërmicë, 300 kg të fshehura

Dogana e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar rreth 300 kilogramë lëndë plasëse në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë një operacioni të përbashkët me policinë kufitare.

Sipas të dhënave zyrtare, drejtuesi i furgonit kishte mohuar fillimisht se po transportonte mallra, por kontrolli i imtësishëm në vijën e dytë zbuloi sasinë e eksplozivit të paketuar në thasë dhe të fshehur mes pajisjeve të peshkimit në bagazh.

Ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.

Institucioni thekson se vazhdon angazhimin për të luftuar kontrabandën dhe për të parandaluar çdo veprimtari të paligjshme në kufi.

Të fundit