Flash News

E-TJERA

Sërish kokainë në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”, shoqërohet administratori i ri i kompanisë

Sërish kokainë në kontenierët e “Alba Exotic

Shoqërohet në komisariat administratori i ri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Ermal Arapi, pasi në portin e Durrësit u kap një sasi prej 10 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas policisë, në sajë të operacionit ‘Rada’, u sekuestruan 10 kilogramë e 185 gramë kokainë në një kontenier me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë Alba Exotic Fruit”, ndërsa droga ishte vendosur te kapakët e motorëve frigoriferik.

Kjo është hera e gjashtë që kapet drogë në kontenierët e kësaj kompanie, ndërsa menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim.

Të fundit