Flash News

E-TJERA

Kapet shpërndarësi i dro*ës në Lezhë, policia i gjen surprizën në banesë

Kapet shpërndarësi i dro*ës në Lezhë, policia i gjen

Eduard Koka, 45 vjeç, është arrestuar nga Policia e Lezhës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gurra”.

“Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e 45-vjeçarit në të njëjtën lagje ku u kap, janë gjetur 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, dy mjete prerëse (thika) dhe dy përforcues grushti.

Polcia njofton se në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme

Të fundit