Flash News

E-TJERA

Kapet trajleri me 350 kg k*nabis sativa në Kakavijë

Kapet trajleri me 350 kg k*nabis sativa në Kakavijë

Kapen dhe sekuestrohen në Kakavijë rreth 350 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. 

Policia njofton se gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike  “canabis sativa”.

Njoftimi:

Kakavijë, dogana zbulon rreth 350 kg lëndë narkotike

Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike  “canabis sativa”.

Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike.

Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore.

 

Të fundit