Flash News

E-TJERA

Kapexhiu: Basha ka djem e vajza të reja që janë shkolluar jashtë të zotë në punën e tyre

Kapexhiu: Basha ka djem e vajza të reja që janë shkolluar

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, karikaturisti dhe aktori Bujar Kapexhiu u shpreh se në skalionin e Bashës ka djem dhe vajza të reja që janë shkolluar jashtë dhe këtu që janë shumë të zotë në punën e tyre.

Kapexhiu: Në skalionin e Bashës ka djem dhe vajza të reja që janë shkolluar jashtë dhe këtu që janë shumë të zotë në punën e tyre. Ata shumë shpejt, duke pasur afër edhe këta specialistët e vjetër, do të mësojnë.

Basha dhe Kryemadhi do të propozojë emrat që njohin. Unë mendoj se për një post ministri të jenë 3-4 njerëz profesionistë, për t’i zgjedhur për vlerat e tyre. Nëse në një ndërmarrje nuk vjedh drejtori, nuk guxon askush, sepse vjedhja vjen nga sipër.

Të fundit