Flash News

E-TJERA

Kapi për flokësh vajzën e tij të mitur, nën hetim babai holandez në Korçë

Kapi për flokësh vajzën e tij të mitur, nën hetim babai

Një 33-vjeçar nga Holanda është proceduar penalisht pasi u shfaq në një video të publikuar në media, duke kapur prej flokësh e duke tërhequr në rrugë e tij të mitur.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës. Pamjet nxitën reagime të shumta nga opinion publik.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ndaj shtetasit M. U. është nisur procedim penal për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe apelon qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune apo keqtrajtimi ndaj fëmijëve.

Të fundit