Flash News

E-TJERA

Kapja e 500 mijë eurove në autobusin Bari-Durrës, reagon policia: Ishin ndarë në 6 qese marketi, disa të shoqëruar

Kapja e 500 mijë eurove në autobusin Bari-Durrës, reagon policia:
Foto nga paratë e sekuestruara

Rreth 500 mijë euro të padeklaruara u sekuestruan sot nga policia në Portin e Durrësit. Mësohet se sasia e parave është gjetur e fshehur në autobusin e linjë Bari-Durrës.

Shuma e parave ishte fshehur në tavanin e autobusit, e ndarë në 6 pako të ndryshme ne qese marketi.  

Paratë e fshehura janë gjetur gjatë një kontrolli që autobusi iu nënshtrua në port, ndërsa sipas policisë deri tani janë shoqëruar disa persona.

"Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.

Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë", njofton policia paraprakisht. 

 

Të fundit