Flash News

E-TJERA

Karabina: Protesta kundër rritjes së çmimeve do vazhdojë, ‘zhveshi’ qeverinë nga demagogjia e reformave

Karabina: Protesta kundër rritjes së çmimeve do vazhdojë,

Pedagogia dhe aktivistja Mirela Karabina deklaron se protestat kundër rritjes së çmimeve do të rikthehen së shpejti.

E ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Karabina thotë se protestat prekën thelbin  dhe mirëqenien e familjeve, teksa nxorën zbuluar qeverinë e tre viteve të fundit.  

Karabina: Është protestë qytetare dhe besoj se ka prekur kauza që ka të bëjë me mirëqenien e familjeve shqiptare.

Protesta preku thelbin, ka zbuluar qeverinë sidomos në tre vitet e fundit, u zhvesh nga demagogjia e reformave. Kjo krizë nuk është nga lufta por e qeverisë. Nuk rriti pensionet e pagat. të pezullojë taksën e qarkullimit, është krizë.  

Protesta do vazhdojë sepse situata është e rëndë. Buxheti i shtetit ka shumë shpenzime për inceneratorët.


 

 

 


 

Të fundit