Flash News

E-TJERA

Karaburuni vijon të digjet, reagon Peleshi: Janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë, temperaturat dhe relievi e kompleksojnë

Karaburuni vijon të digjet, reagon Peleshi: Janë hedhur mbi 300

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën kritike të zjarrit në gadishullin e Karaburunit, i cili vijon prej ditësh të jetë aktiv.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar flakët në zonën e Karaburunit, por temperaturat e larta, relievi dhe erërat e bëjnë më të vështirë operacionin. Ndërkohë Peleshi thekson se janë marrë të gjitha masat paraprake për të shtuar trupat zjarrfikëse në rast se është e nevojshme.

“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka", shkruan Peleshi.

Të fundit