Flash News

E-TJERA

Karamuço: 6 njerëz janë vrarë pas publikimit të deklarimeve të Dumanit

Karamuço: 6 njerëz janë vrarë pas publikimit të

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se 6 persona dyshohet të jenë vrarë pas publikimit në media të deklarimeve të Nuredin Dumanit, mbi vrasjet dhe ekzekutimet e kryera nga vrasës me pagesë.

I ftuar në studion e “Top Story”, Karamuço hodhi dyshime se deklarimet e konsideruara sekret hetimor mund të jenë bërë publike nga punonjës të administratës. Po ashtu, eksperti thotë se edhe policia mund të ketë bashkëpunuar për të nxjerrë deklarimet në media.

Karamuço thotë se askush nuk mban përgjegjësi për vrasjen e 6 personave.

“Unë jam habitur deklarime, procesverbale, kqyrje të gjitha të dala dhe të publikuara. Për 24 orë pasi është sekuestruar dhe pjesa e dytë. Çfarë ka ndodhur me sekretin hetimor. Ne jemi ruajtur nga hakerat iranianë ndërkohë hakerat i kemi Brenda institucioneve tona të drejtësisë. Nuk dua të paragjykoj policinë po them se pa shkuar informacioni në prokurori gjërat kishin dalë dhe gazetarët i dinin të gjitha.

 Them se edhe policia bashkëpunoi. Kalon në shumë duar dosja dhe nuk mund të vesh gishtin e ke nxjerrë ti ose ti. I mbani mend deklarimet e Dumanit? Vranë 6 njerëz në Shqipëri ato dhe askush nuk mban përgjegjësi sot. 6 njerëz dyshohet që u vranë për deklarimet që nxori media për Dumanin. Kush i nxori ato deklarime? Sepse ishin sekret hetimor. Sepse u ndezën rivalitetet e vjetra u ndezën përplasjet dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha Karamuço.

Të fundit