Flash News

E-TJERA

Karamuço: Beleri i shpëtoi jetën një ish-kryebashkiaku që donte të vetëvritej në burg

Karamuço: Beleri i shpëtoi jetën një ish-kryebashkiaku

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri një deklaratë të fortë për Fredi Belerin, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

I ftuar në “Top Story” në Top Channel, Karamuço u shpreh se Beleri i ka shpëtuar jetën në burg një ish-kryebashkiaku i cili kishte tentuar disa herë të kryente vetëvrasje.

Karamuço tha se Beleri në raporte vlerësohet për sjelljen e tij të mirë brenda paraburgimit.

“Është në paraburgim, në mos gaboj në Fier. Madje ka raporte nga shërbimet penitenciare jo vetëm për sjelljen e tij të mirë, por i ka shpëtuar jetën një tjetër ish-përfaqësuesi vendor, i cili edhe ai vuan në paraburgim. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka dashur të vrasë veten dhe e ka shpëtuar Beleri. Një tjetër personazh i cili ka tentuar disa herë të vrasë veten brenda paraburgimit aktualisht”, tha Karamuço.

Të fundit